Nga Lavdosh Ferrunaj
Vota e vlonjatëve në 2009, veçanërisht në qytet, ishte një përmbysje e vërtetë krahasuar me vitin 2005. Në asnjë vend tjetër të Shqipërisë nuk vihet re një përmbysje e tillë e rezultateve të votimit dhe zhvendosje masive të votave në krahë të kundërt në këto zgjedhje. Shpjegimi qëndron se Vlora, tashmë falë dhe dyndjeve të jashtëzakonshme drejt saj nga “grabitqarët”, ka krijuar “trupa mbrojtës” qytetarie.
Në vitin 2005, PD arriti në qytet të Vlorës të rrëmbejë votat e forta të mazhoritarit në masën 47.1% kundrejt 45.4% të PS. Nëse konsiderojmë dhe 7.4% të votave të marra nga LSI po në mazhoritar, votat e së cilës ishin më së shumti vota anti-Nano, mund të thuhet se rreth 55% e vlonjatëve dhanë një votë të qartë revolte ndaj PS dhe sidomos ndaj drejtuesit të saj, Fatos Nano. Shkak i fortë i kësaj revolte ishte plani i Nanos për ta kthyer gjirin e Vlorës në një gji nafte duke projektuar aty një sërë veprash energjitike me bazë nafte. continue reading…





