Skip to content

Archive

Archive for Qershor, 2008

 

 

Nga Laureta Petoshati

 

 

Një diell kaq të bukur, që bën të shkëlqejnë valët si mijëra pasqyra vezulluese,të gërshetuara nga rryma detare në mënyrë të tillë,sa që të duket se vetë deti ashtu, luspa-luspa është në sfidë të hapur edhe me shtatë ngjyrat e ylberit. Këtu, ku bregu zbret shkallë-shkallë, edhe ngjyra zbret shkallë-shkallë, kemi dhjetëra nuanca të bojë-qiellit, po aq të jeshiles, po aq të së bardhës.Në këtë bregdet, ku ndihet pushteti i krenarisë që je bir i kësaj toke Arbënore, për të gjithë shqiptarët, edhe mrekullia që ka bërë zoti, shkrihet me mrekullitë që po ndërton njeriu shqiptar ditë pas dite. Këtu, fillon dhe njësohet deti Jon me atë Adriatik, këtu njësohet era e detit me të malit, këtu njësohet rëra me zallin, sa dhe ngjyrat e ndërtesave njësohen e luajnë me natyrën përreth si luan pranvera me ngjyrën e luleve të saj. Sa kemi lënë pas Vlorën dhe kemi kaluar në atë që quhet “Përroi i Vrizit”, jemi futur në atë kufi institucional, që i përket bashkisë së Orikumit. continue reading…

Inxhi Aliçka

Nuk mund të mos të të ngacmojë qoftë edhe një rresht i vetëm, apo një lajm i vetëm që të kujton se shkolla e vjetër, në Gjombit të Dukatit, është tashmë një gërmadhë gurësh tëdhimbshëm. Nuk mund të jesh indiferent kur dëgjon të flitet për këtë gjë. Në bankat e asaj shkolle kanë kaluar gjithë dukatasit, të paktën deri në brezin e 25 vjeçarëve të sotëm. Ajo godinë modeste, ka qenë syri ynë i parë për të parë dhe njohur botën përreth, në një farë mënyre ajo shkollë ka induktuar fatin e secilit prej nesh më vonë, në rrugën e kërkimit të dijes dhe vlerave të vërteta njerëzore. continue reading…

Inxhi Malo Aliçka

Tiranë, 24 qershor 08

Do të doja të falënderoja me gjithë zemër dhe të vlerësoja lart iniciativën e marrë nga ideatorja e kësaj faqeje, Aurora Allushaj dhe bashkëpunëtorët e saj që po jetësojnë çdo ditë këtë websit, pasi gjithçka që bëhet në emër të Dukatit tonë, asnjëherë nuk është e mjaftueshme, asnjëherë nuk del jashtë kohe dhe asnjëherë nuk mund ta thotë dot thelbësisht se ç’vlerë është vërtetë Dukati ynë. continue reading…

Ėshtė qyteti antik mė i mbrojtur, sepse ėshtė nė hapėsirėn e paprekur tė Pasha Limanit. Kėtu janė bėrė luftėra historike mes trupave tė Pompeut dhe Ēezarit, qė vinin nga pėrtej, njė borxh qė 16 shekuj mė vonė Gjedik Ahmet Pasha, ia ktheu latinėve, kur e pushtoi blic Otranton. I pakapshėm pėr turistėt, sepse ėshtė nėn mbrojtjen e ushtrisė, qyteti ėshtė njė nga vendet mė interesante nė almanakėt e turizmit historik shqiptar.

Me Adnand Agastrėn, kapitenin e Rangut tė Dytė, kemi rėnė dakord tė mbarojmė shpejt. Njė ditė mė vonė do tė jetė nė udhėtim. Ndaj, nė hapėsirėn e pamatė tė Pasha Limanit, tė dy nxitojmė. Ai pėr ikje. Ndėrsa ne, pas shpjegimit qė na bėn shefi i shtabit tė Pasha Limanit pėr nėndetėset, nė kėrkim tė njė emocioni historik. Tre muaj mė parė, nė postbllokun e parė tė Bazės sė Vlorės, mė kot, jemi munduar tė bindim oficerin e rojės pėr tė vizituar Orikumin, qytetin e vjetėr antik. “Duhet leje”, na ka thėnė oficeri thatė dhe pastaj, pa asnjė ‘arsye’ ėshtė larguar. Leja nuk ėshtė gjendur. continue reading…