Skip to content

Archive

Archive for Shtator, 2008

 

Nga Gezim Llojdia

 Katundet jugore pas tunelit te Ujit te Ftohte per nga bukuria jane pjese e nje magjistrali te perbere prej nje kurore diademash.Nje toke e bute, qe mbane te gjitha stinet brenda si dhe vete aty ka ardhur e eshte sendertuar bukuria ne permasat me te mira nga ku mund te konceptohen,lartesi malesh: Per kengen e zogjve,thoshte Naimi:-Tek kendon thelleza me gaz dhe zogu me deshire….Nje malesi me ngrehina te vjetra ku katundi i Tragjasit te dikurshem shtrihej atje,pellembe e dores eshte e madhe, per sa me tej deti eshte i kurthuar i tere ne nje pasqyre qe vezullon e shperndan rreze andej ketej. Qe nga siper malit dhe teposhte fusha,nen hije te rrapit ku vershojne ujerat. Ujerat rrjedhin. Ujerat shkoqur flasin per levizjen filozofike e kulluar.Vijme nga lindja.Zbresim ne perendim.Shtepia e origjines :eshte Lindja.Shtepia e fundit :perendimi.Kush mundet ta ndaloj vershimin e ujrave ne perendim ? continue reading…

Nga Sulo Brahimaj

 

Ne kete shkrim me duhet te them disa fjale per punen e njeri tjetrit, vecanerisht ne kete fillim shekulli te vrullshem zhvillimi. Aq me teper, e kam fjalen per ata qe shkruajne,te cilet japin nje kontribut te vleresueshem qofte per te kaluaren apo te sotmen. Kjo per faktin se prinderit tane nuk kane pasur shkolle dhe per rrjedhoje nuk na kane lene gje te shkruar.Per te mbushur kete boshllek,del detyre qe njerzit e shkolluar , me shkrimet e tyre te bejne dicka te mire per fshatin qe i lindi dhe i rriti.

 

Prandaj mendoj se per keta njerez duhet te tregojme respekt te vecante sic jane: Axhem Capo,Sherif Tava, Skender Hasko, Ago Nezha,Mustafa Hoxha e ndonje tjeter, te cilet me shkrimet e tyre kane dhene dicka te vlefshme per dukatin e njerezit e tij. Pamvaresisht se ne ndonje rast mund te kene pasaktesi ose joobjektivitet , qe kerkojne permiresim te metejshem nga autoret sic po ndodh me “Enciklopedine e Dukatit” qe zoti Axhem Capo po e permireson per te dale nje veper me vlere. continue reading…

Lavdosh Ferruni

Nga Lavdosh Ferruni

Ç’po heq kjo Shqipëria e shkretë këto vitet e fundit!. Në fillim hijenat  ju vërsulën detit e i shkulën rërën nga thellësia e tij. Më pas ju kthyhen egërsisht anës së detit në zonat më të buta e më të brishta duke rrëmbyer 18.3 ha në Gji të Vlorës. Ju vërsulën Gjirit të Kokomesë disa herë e duket se po e gllabërojnë dhe atë. Tani në fillim të Gushtit, kur Shqipëria është e çkujdesur dhe do pak shplodhje hijenat ju vërsulën copës së madhe të Karaburunit, por pa e ditur se Karaburuni është kockë që të ngec në fyt. Hijenat i janë vërsulur tmerësisht keq Shqipërisë gjatë gjithë trupit të saj, deri në Krujë e Shkodër, por po mbetemi tek Karaburuni në këtë shkrim. Sipas vendimit të Qeverisë të 5 gushtit 2008, tokat që bëjnë pjesë në ekonomitë pyjore Brinjat e Fushës-Karaburun, Kume-Shashicë, Ana e Detit-Palasë, Parku Pyjor Llogara dhe në ekonomitë kullosore Karaburun, Dukat-Tragjas-Shashicë, Shashicë-Gumenicë, Ana e Detit, totali i sipërfaqes, gjithsej 95.746 ha, hiqen nga fondi pyjor dhe kullosor kombëtar dhe të çregjistrohen nga zëri kadastral “pyll dhe kullota”. Kjo sipërfaqe i kalon në përdorim “Enpoëer Albania”, shpk, për vendosjen e anemometrave, të nënstacioneve, për infrastrukturën lidhëse elektrike, aerogjeneratorët dhe shtyllat e tensionit të lartë. Siç është thënë kjo kompani do prodhoj rreth 500 MË energji elektrike për ta eksportuar më pas në Itali. Për lexuesit që nuk e dinë, nuk mund të mos përmendim që rrëzë Karaburunit dhe në këmbët të Llogorasë është një fshat që quhet Dukat. continue reading…

Nga Mexhit kokalari

 

 

 

Sikurse dihet: Krahina e Labërisë shtrihet në anën e majtë të lumit Vjosa.

 

Gjatë studimeve që janë bërë lidhur me meloditë e shqipëtarëve, këngët e veriut me ato të jugut kanë një ndryshim themelor.

 

Ndërsa shqipëtarët e veriut kanë këngë solo (vetëm), në toskëri kanë këngë polifonike (korale). Këto të dytat janë më të reja nga meloditë e shqipëtarëve të veriut. Sipas professor Eqerem Cabej: melodia solo tek shqiptarët e veriut është një shprehje simbolike e banesave të vetmuara, ndërsa këngët polifonike (shoqërore) në Toskëri janë shprehje të shoqërisë, të kolektivit. Këtë ndryshim e pasqyrojnë qartë meloditë popullore. Në Toskëri meloditë e shqipëtarëve ndahen në dy pjesë: continue reading…