Skip to content

Archive

Archive for Shtator, 2011

Nga Lavdosh Ferrunaj

Vota e vlonjatëve në 2009, veçanërisht në qytet, ishte një përmbysje e vërtetë krahasuar me vitin 2005. Në asnjë vend tjetër të Shqipërisë nuk vihet re një përmbysje e tillë e rezultateve të votimit dhe zhvendosje masive të votave në krahë të kundërt në këto zgjedhje. Shpjegimi qëndron se Vlora, tashmë falë dhe dyndjeve të jashtëzakonshme drejt saj nga “grabitqarët”, ka krijuar “trupa mbrojtës” qytetarie.

Në vitin 2005, PD arriti në qytet të Vlorës të rrëmbejë votat e forta të mazhoritarit në masën 47.1% kundrejt 45.4% të PS. Nëse konsiderojmë dhe 7.4% të votave të marra nga LSI po në mazhoritar, votat e së cilës ishin më së shumti vota anti-Nano, mund të thuhet se rreth 55% e vlonjatëve dhanë një votë të qartë revolte ndaj PS dhe sidomos ndaj drejtuesit të saj, Fatos Nano. Shkak i fortë i kësaj revolte ishte plani i Nanos për ta kthyer gjirin e Vlorës në një gji nafte duke projektuar aty një sërë veprash energjitike me bazë nafte. continue reading…

Nga Xhemil Seferi

Ky pércaktim i formuluar nga Fan Noli i math rreth néndédhjet vjet mé paré, né « parlamentin » Shqipétar ngelet unikal pér ç’do kohé me té njéjtén peshe, me té njéjtén vleré dhe pér té njéjtét mostra té cilét sikurse na kallézon historia i jané béré « peshqesh » popullit pér breza me radhé, duke e léné até mbrapa historis. Kéto vemje pér fatin e keq jo vetém kané lozur rolin e antishqipétarit, por kané dominuar jetén politike né shérbim té gjithkujt veçse té popullit té tyre jo. Kjo ushtri gangsterrésh primitiv kané marré frenat né mbaré véndin, qysh prej pérmbysjes sé diktaturés té viteve néndedhjet té shekullit qé kaloi, kané pushtuar gjith sferat e jetés né politik,pushtet, ekonomi,art, kulturé etj. continue reading…

Nga Lavdosh Ferruni

Populli shqiptar kërkon ndryshim. Kjo është kuptuar nga politika. Të shtunën e kaluar u shpalos në një ekran gjigant slogani i PS-së: “Politikë e re për ndryshim”, dhe koalicioni që ajo drejton për zgjedhjet e qershorit ka marrë emrin “Aleanca e ndryshimit”. Nuk ka dyshim që PD-ja me koalicionin e saj “Bashkimi për ndryshim” do të projektojë në një ekran edhe më të madh sloganin e saj “Shqipëria po ndryshon”. Miliona lekë do të shpenzohen për stampimin e fjalës “Ndryshim” kudo nga stilolapsat në fasadat e shumëkatësheve. Ndryshimi është kalimi nga një gjendje në një gjendje tjetër, por me gjithë konotacionin pozitiv që ka ndryshimi në politikë, ai mund të ndodhë të jetë i orientuar në rrugën e gabuar. continue reading…

Nga Lirim NEZHA

Ideja e publikimit te ketij shkrimi me lindi teksa po ndiqja debatin e celur keto dite ne media lidhur me demshperblimin e atyre qe vuajten persekucionin komunist. Nje debat qe,per hi rte se vertetes me duket pa sens dhe shperthim emocional i paduruar i pinjolleve te komunizmit dhe i trashegimtareve te denje te tyre. Ndaj permes ketij shkrimi do te doja tu beja te ditur te gjithe atyre qe, nje pjese te te persekutuarve te regjimit komunist te Enver Hoxhes,i quajne kolaboracioniste. continue reading…