Skip to content

Archive

Category: DUKATI

Na vrave, na preve o i marri ti. Na mbyte ne det, na robetove maleve te greqise. Ne ate shpirt te copetuar abuzove edhe ti sikur te mos mjaftonin shekuj te tere mjerimi. Thone se neve (shqiptareve) na ka ndjekur fati i keq nder dekada e shekuj te tere por nuk eshte e vertete, jeni ju te vetvotuarit e qeverise tone qe po na bluani. Nuk e di sesi rrini ne ate karrige, ne karrigen e drakules shqiptare dhe neteve deheni me gjakun e emigranteve qe kane lene vendin e tyre per nje jete me te mire. Por ti nuk meriton, ju nuk meritoni, jeni te gjithe e njejta farse. Si arinj polare i beni hyzmetin barkut tuaj gjigand, i jepni te haje akoma atij stomaku qe gati sa nuk do te plase. Dhe tashme e reja me e fundit jane “mullinjte e eres”, je i epur se fundmi o Don Kishoti Shqiptar, nuk te mjaftoi Teci i Vlores, a nuk te mjaftuan ato cka punove ne keto vite qe je ne fron. Nuk e di sesi guxon, nuk arrij te kuptoj cfare shpirti patriotik eshte rritur brenda teje???!!!!!A mos valle je nje kukull, nje buratin prej druri qe dikush tjeter te ka dhene jete dhe te komandon sipas stilit te vete????
Gjithesei Z.Kryeminister duhet te kini kujdes se kesaj here keni goditur ne derrase te kalbur dhe Vlora, Llogaraja do te ngelen turistike nuk mund te behen vende industriale.

Deklarate

Dhj 23

Ne përfaqësues të Shoqatës Dukati dhe Krysise se saj të mbledhur sot në datë 21 Dhjetor 2008 në Fushë-Dukat për arësye se:

  • Qeverisja qendrore prej vitesh ka ka injoruar të drejtën absolutisht legjitime të pronësisë në tërë territorin e zonës. Njohja dhe kthimi i pronave është bllokuar me porosi të veçantë;

  • Është shkelur Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sipas të cilës prona private njihet ajo që fitohet me blerje, me dhurim apo me trashëgimni, dhe kur dokumentohet qartë se institucioni i trashëgimnisë në Dukat është qindra vjeçar;

  • Qeveria jo vetëm ka injoruar të drejtën shekullore të pronës në Dukat, por në mënyrë të papërgjegjshme, madje antikombëtare ka marrë disa vendime që ja kalon në pronësi tokat e Dukatasve në Karaburun një kompanie të huaj; continue reading…

 

Nga Gezim Llojdia

 Katundet jugore pas tunelit te Ujit te Ftohte per nga bukuria jane pjese e nje magjistrali te perbere prej nje kurore diademash.Nje toke e bute, qe mbane te gjitha stinet brenda si dhe vete aty ka ardhur e eshte sendertuar bukuria ne permasat me te mira nga ku mund te konceptohen,lartesi malesh: Per kengen e zogjve,thoshte Naimi:-Tek kendon thelleza me gaz dhe zogu me deshire….Nje malesi me ngrehina te vjetra ku katundi i Tragjasit te dikurshem shtrihej atje,pellembe e dores eshte e madhe, per sa me tej deti eshte i kurthuar i tere ne nje pasqyre qe vezullon e shperndan rreze andej ketej. Qe nga siper malit dhe teposhte fusha,nen hije te rrapit ku vershojne ujerat. Ujerat rrjedhin. Ujerat shkoqur flasin per levizjen filozofike e kulluar.Vijme nga lindja.Zbresim ne perendim.Shtepia e origjines :eshte Lindja.Shtepia e fundit :perendimi.Kush mundet ta ndaloj vershimin e ujrave ne perendim ? continue reading…

Nga Sulo Brahimaj

 

Ne kete shkrim me duhet te them disa fjale per punen e njeri tjetrit, vecanerisht ne kete fillim shekulli te vrullshem zhvillimi. Aq me teper, e kam fjalen per ata qe shkruajne,te cilet japin nje kontribut te vleresueshem qofte per te kaluaren apo te sotmen. Kjo per faktin se prinderit tane nuk kane pasur shkolle dhe per rrjedhoje nuk na kane lene gje te shkruar.Per te mbushur kete boshllek,del detyre qe njerzit e shkolluar , me shkrimet e tyre te bejne dicka te mire per fshatin qe i lindi dhe i rriti.

 

Prandaj mendoj se per keta njerez duhet te tregojme respekt te vecante sic jane: Axhem Capo,Sherif Tava, Skender Hasko, Ago Nezha,Mustafa Hoxha e ndonje tjeter, te cilet me shkrimet e tyre kane dhene dicka te vlefshme per dukatin e njerezit e tij. Pamvaresisht se ne ndonje rast mund te kene pasaktesi ose joobjektivitet , qe kerkojne permiresim te metejshem nga autoret sic po ndodh me “Enciklopedine e Dukatit” qe zoti Axhem Capo po e permireson per te dale nje veper me vlere. continue reading…