Vlorë -Skandal me pronat e Orikumit. Pas marrjes së lejes së ndërtimit në zonën bregdetare qëndron Rrahman Selmanllari, shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit Shkëlzen Berisha. Sipas dokumenteve të bëra publike dje nga vetë banorët e Orikumit, të cilët kanë pronën në përdorim në bazë të ligjit 7501, një ndër pronarët ndërtues në tokën që po u zaptohet atyre rezulton të jetë Rrahman Selmanllari, personazhi më i lakuar kohët e fundit si shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit. Dokumenti tregon qartë se i fundit në listën e 7 personave që kanë nxjerrë lejen e ndërtimit, të mbrojtur tashmë edhe nga Bashkia, figuron edhe emri i Rrahman Selmanllarit, i cili nuk dihet sesi është bërë pronar toke në Orikum. continue reading…
powered by
Socialbar
Socialbar





