Nga Albert Zholi
Ditët e fundit këngëtarja tashmë shumë e mirënjohur Maya ka hedhur në treg albumin e ri “Baba me zemër të madhe”. Një album që ditët e para dhe pa bërë asnjë reklamë televizive, radiofonike apo gazetareske ka thyer rekordet e shitjes. Janë plot dhjetë këngë të këtij albumi njëra më e bukur se tjetra që e kanë bërë tashmë këtë këngëtare, më të kërkuarën në treg. Ky album është produkt i “Erlodi music”. Në këtë album Maya shfaqet edhe si autore tekstesh dhe si kompozitore. Janë 6 këngë, ku autore dhe kompozitore është vetë këngëtarja e mirënjohur. Në këtë album ajo veçon dhe punën e shkëlqyer të kompozitorit dhe orkestrantit Ardian Hila. continue reading…





