Skip to content

Nga Albert Zholi

Ditët e fundit këngëtarja tashmë shumë e mirënjohur Maya ka hedhur në treg albumin e ri “Baba me zemër të madhe”. Një album që ditët e para dhe pa bërë asnjë reklamë televizive, radiofonike apo gazetareske ka thyer rekordet e shitjes. Janë plot dhjetë këngë të këtij albumi njëra më e bukur se tjetra që e kanë bërë tashmë këtë këngëtare, më të kërkuarën në treg. Ky album është produkt i “Erlodi music”. Në këtë album Maya shfaqet edhe si autore tekstesh dhe si kompozitore. Janë 6 këngë, ku autore dhe kompozitore është vetë këngëtarja e mirënjohur. Në këtë album ajo veçon dhe punën e shkëlqyer të kompozitorit dhe orkestrantit Ardian Hila. continue reading…

Vlorë -Skandal me pronat e Orikumit. Pas marrjes së lejes së ndërtimit në zonën bregdetare qëndron Rrahman Selmanllari, shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit Shkëlzen Berisha. Sipas dokumenteve të bëra publike dje nga vetë banorët e Orikumit, të cilët kanë pronën në përdorim në bazë të ligjit 7501, një ndër pronarët ndërtues në tokën që po u zaptohet atyre rezulton të jetë Rrahman Selmanllari, personazhi më i lakuar kohët e fundit si shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit. Dokumenti tregon qartë se i fundit në listën e 7 personave që kanë nxjerrë lejen e ndërtimit, të mbrojtur tashmë edhe nga Bashkia, figuron edhe emri i Rrahman Selmanllarit, i cili nuk dihet sesi është bërë pronar toke në Orikum. continue reading…

Nga Lirim NEZHA

Të marrësh sot një iniciativë për të shkruar një libër,në një situatë të tillë inflacioni botimesh pa kriter,do të quhej padyshim një guxim i tepruar.Po ti shtosh kesaj edhe mungesën e profesionalizmit të autorëve,hyrja në tregun e botimeve bëhet edhe më e vështirë dhe gjetja e lexuesve po ashtu.Libra të tillë në shumicën e rasteve zënë pluhur në librari apo shitore të ndryshme krahas domateve,me shprësën e vetme që emri periferik i autorit të bjerë në sy të ndonjë të njohuri të tij. continue reading…

Nga Lavdosh Ferruni

Vota e vlonjatëve në 2009, veçanërisht në qytet, ishte një përmbysje e vërtetë krahasuar me vitin 2005. Në asnjë vend tjetër të Shqipërisë nuk vihet re një përmbysje e tillë e rezultateve të votimit dhe zhvendosje masive të votave në krahë të kundërt në këto zgjedhje. Shpjegimi qëndron se Vlora, tashmë falë dhe dyndjeve të jashtëzakonshme drejt saj nga “grabitqarët”, ka krijuar “trupa mbrojtës” qytetarie.

Në vitin 2005, PD arriti në qytet të Vlorës të rrëmbejë votat e forta të mazhoritarit në masën 47.1% kundrejt 45.4% të PS. Nëse konsiderojmë dhe 7.4% të votave të marra nga LSI po në mazhoritar, votat e së cilës ishin më së shumti vota anti-Nano, mund të thuhet se rreth 55% e vlonjatëve dhanë një votë të qartë revolte ndaj PS dhe sidomos ndaj drejtuesit të saj, Fatos Nano. Shkak i fortë i kësaj revolte ishte plani i Nanos për ta kthyer gjirin e Vlorës në një gji nafte duke projektuar aty një sërë veprash energjitike me bazë nafte. continue reading…